“Për 3 minuta hyj në Kuvend me njerëzit”, pse kërcënoi sot Sali Berisha?

Sali Berisha
23 Shkurt 2023 | 21:57

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së sotme, i cili tha se mund të  hynte për 3 minuta në Kuvend bashkë me protestuesit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë politike.

Sipas Bushatit, opozita rrezikon që të mos e regjistrojnë në zgjedhje.

“Këtu duket ashiqare që ka një vullnet ulëritës që të pengojmë sa mundemi, është situatë e paprecedentë. Pak i duhet qytetarit, kishte faj Zhukri apo ai i Apelit.

E kuptoni ku jeni? Opozita reale e vendit rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje. Jemi në pushtetin e një njeriu të vetëm”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026