“Përçarje mes grupimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi”- thotë Cani
Kryetari i shoqatës së emigrantëve në Greqi, Arben Cani, është shprehur se nuk e ka pranuar pasaportën greke pasi do që të mbështesë të gjithë emigrantët shqiptarë në kërkesat e tyre, për të cilat protestuan edhe ditën e djeshme.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se pasaportën do ta marrë së bashku me emigrantët e tjerë shqiptarë.
Ndër të tjera ai u pyet nëse ka komunikuar me Ermal Sulaj, i cili është Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Greqi. Për këtë të fundit Cani tha se nuk ka kryer detyrën si duhet, e sipas tij ka ndikuar në ‘përçarjen’ e organizatave të komuniteteve shqiptare në Greqi.
“Më kanë ofruar pasaportën greke në mënyrë që të tërhiqem nga kërkesat për emigrantët shqiptarë, por nuk e kam pranuar. Këtë ofertë ma kanë bërë shumë institucione. Pasaportën nuk do e pranoj; do pres derisa ta marrin dhe emigrantët e tjerë. Shumë kanë keqpërdorur deklaratat. I kam bërë ftesën Ermal Sulës për t’iu bashkuar nismës; e pranoi ofertën time, por pas dy tre ditësh u largua. Është për të ardhur keq, sepse disa njerëz pasi marrin karrigen, nuk e respektojnë. Nuk bëri asgjë për të drejtat e emigrantëve shqiptarë”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura