English

Përditësime LIVE 5 mars: Akuza të ndërsjella mbi pezullimin e evakuimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot është dita e dhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

- Advertisement -
  • Putini paralajmëron se çdo shtet që vendos zonë ndalim-fluturimi do të konsiderohet “bashkëpunëtor në luftë”.
  • Evakuimi i civilëve nga Mariupoli është pezulluar, pasi sipas autoriteteve lokale pala ruse vazhdon sulmet.
  • Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët në dy qytete në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha.
  • Rusia thotë se ka rënë dakord për korridoret me palën ukrainase, por nuk është parë konfirmim për këtë nga Ukraina
  • Mariupol është një qytet-port i madh dhe ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për disa ditë. Ndërsa në Volnovakha ka pasur luftime të ashpra.
  • Në pjesë të tjera të territorit ukrainas, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës
  • Në qytetin lindor të Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00 (02:00 GMT), sipas mediave ukrainase.

 

21:45 – Qyteti pranë Kievit “thuajse plotësisht i shkatërruar”, thotë zyrtari

Kreu administratës shtetërore rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se Borodyanka është  “thuajse plotësisht i shkatërruar”.

“Atje nuk ka as ujë as energji elektrike… Nuk ka më Borodyanka. Është thuajse plotësisht i shkatërruar. Qendra e qytetit është në një gjendje të tmerrshme. Borodyanka është në ndikimin e trupave ruse; ata kontrollojnë vendin”, tha Kuleba.

Borodyanka

21:15“Dilni në sulm!”, Zelensky apel ukrainasve në zonat e pushtuara

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje ukrainasve që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët “që të bashkojnë forcat e të dëbojnë armikun”.

“Çdo metër tokë fituar me protestë dhe përmes poshtërimit të pushtuesit është një hap përpara, një hap drejt fitores për gjithë shtetin tonë. Ky është një shans për të jetuar. Ukrainas nga të gjithë qytetet ku ka hyrë armiku ynë! Ndjejeni! Dilni në sulm!”, tha Zelensky.

20:00 – Dy shpërthime të fuqishme në Belgorod

https://twitter.com/nexta_tv/status/1500179361680576512

19:55 – Putin takon kryeministrin izraelit në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Izraelit Naftali Bennett janë takuar të shtunën në Moskë.

Takimi ka zgjatur rreth tre orë, konfirmon një zyrtar izraelit.

19:30 – Arratisja nga Kievi, qytetarët të dëshpëruar për t’u larguar nga kryeqyteti

Stacioni qendror i trenit në Kiev mbetet i mbipopulluar, me mijëra ukrainas janë të dëshpëruar për t’u larguar nga kryeqyteti.

Mes lotësh, të afërm ndahen nga njëri-tjetri në stacionin kryesor të trenit të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

18:05 – Raundi i tretë i dialogut Ukrainë-Rusi do të mbahet të hënën

Davyd Arakhamia, politikan dhe anëtar i grupit negociator të Ukrainës, njofton se të hënën më 7 mars do të mbahet raundi i tretë i bisedimeve me Rusinë.

17:41 – Kryqi Kuq: Evakuimet nga Mariupoli dhe Volnovakha nuk do të kryhen sot

“Ne kuptojmë se operacionet e kalimeve të sigurta nga Mariupoli dhe Volnovakha nuk do të fillojnë sot”, ka deklaruar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një postim në Twitter.

17:10 – Digjen 10 pallate në Kharkiv

10 ndërtesa banimi shumëkatëshe janë djegur e kthyer në rrënoja si pasojë e bombardimeve.

Nuk dihet ende numri i viktimave.

Kharkiv

16:53 – ‘Tregojani Putinit’, çifti humbet fëmijën 18-muajsh

Një burrë futet i dëshpëruar në spital me foshnjën e plagosur në krahë, ndërsa nëna e vogëlushit e ndjek nga pas me duke qarë.

16:37 – Ç’ndodh nëse Ukraina hyn në BE – dhe pse Putin po bën çmos që ta ndalojë këtë?

Teksa trupat ruse avancojnë gjithnjë e më bindshëm drejt Kievit, Ukraina po kërkon me ngulm rrugën e shpejtë drejt Bashkimit Europian.

16:19 – VIDEO l Momenti kur forcat ukrainase rrëzojnë helikopterin rus

Një video tronditëse tregon momentin kur rrëzohet një helikopter i forcave ruse në Ukrainë.

15:47 – Putin i cilëson sanksionet e Perëndimit si ‘shpallje lufte’

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka cilësuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë të ngjashme me shpallje lufte, raporton “Reuters”.

15:13 – Rreth 800,000 ukrainas kanë arritur në Poloni

Rreth 787,300 persona që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Poloninë fqinje deri më tani, njoftuan të shtunën autoritetet polake.

15:06 – Putin: Çdo shtet që vendos zonë ndalim-fluturimi është bashkëpunëtor në konflikt

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin theksoi të shtunën se çdo shtet që mendon të vendosë zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën do të konsiderohet nga Moska si bashkëpunëtor në luftë.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, tha presidenti rus.

14: 00 – Zv-kryeministrja apel Rusisë të rivendosë armëpushimin

Trupat ruse po bombardojnë Volnovakha me mjete të artilerisë së rëndë, pavarësisht armëpushimit që kishim rënë dakord.

Kështu ka deklaruar zv-kryeministrja Iryna Vereshchuk të shtunën gjatë një konference për mediat.

Sipas saj, luftimet në zonën Polohy-Orikhove e bëjnë të pamundur evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

“I bëjmë apel palës ruse të ndalë bombardimet, t’i rikthehen armëpushimit në mënyrë që të mundësohet largimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve”, tha zv-kryeministrja.

13:45 – Vijon evakuimi nga Irpin

Kryetari Bashkisë Olexandr Markushyn njoftoi më herët se evakuimi nga Irpini do të kryhet me autobusë pasi forcat ruse kanë shkatërruar shinat e trenit në rajonin e Kievit.

Ai theksoi se përparësi do t’u jepet fëmijëve, grave dhe të moshuarve.

Irpin

13:30 – Rusia Nacionalistët ukrainas penguan evakuimin e civilëve

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dalë të shtunën me një version tjetër mbi arsyen e pezullimit të evakuimit të popullsisë civile nga Mariupoli.

Sipas saj, kanë qenë të nacionalistët ukrainas që nuk i kanë lejuar civilët të largohen nga qyteti.

12:34 – 17 viktima në 1 ditë nga sulmet ruse në Chernihiv

17 persona kanë humbur jetën dhe 13 janë plagosur në 24 orë si pasojë e bombardimeve nga avionë luftarakë rusë në rajonin e Chernihivit.

“Nga data 4 deri në 5 mars, avionët luftaralë rusë kanë bombarduar rregullisht zona rezidenciale në Chernihiv. Sipas të dhënave të fundit nga institucionet shëndetësore, 17 janë vrarë dhe mbi 13 janë plagosur nga granatimet”, shkruajnë autoritetet ushtarake rajonale në Facebook.

Chernihiv / Shërbimet e Emergjencës Shtetërore

11: 58 – Pezullohet evakuimi i civilëve në Mariupol

Evakuimi i civilëve nga qyteti Mariupolit është pezulluar, njoftojnë autoritet vendore.

Sipas tyre, pala ruse nuk po e respekton armëpushimin e përkohshëm.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të gjejnë mundësi për t’u strehuar.

11:14 – Mijëra qytetarë në Kherson në protestë kundër pushtimit rus

Mbi 2 mijë banorë të Khersonit vazhdojnë protestat kundër pushtimit rus. Kherson ishte qyteti i parë që u mor nën kontroll nga rusët, mbrëmjen e së mërkurës.

Kherson është i Ukrainës

10:56 – Ukraina paralajmëron Rusinë të mos abuzojë me armëpushimin

08:16 – Rusia hap korridoret humanitare për dy qytete të Ukrainës

Rusia shpalli hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete të Ukrainës, të shtunën, me qëllim që civilët të evakuohen. Në këto dy qytete do të ketë armëpushim të përkohshëm.

Armëpushimi do të zgjasë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 16.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×