Si ndikon përdorimi i tepruar i antibiotikëve në luftën ndaj COVID-19, mjekët të ndarë në qëndrime

24 Nëntor 2020 | 16:09

Mjekët në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar mbi 60 mijë receta të antibiotikëve vetëm në 17 ditët e para të nëntorit.  Këto të dhëna alarmante i ka siguruar mikrobiologu Nikolla Panovski, nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Dhe nëse ky trend vazhdon kështu, deri në fund të vitit sipas Panovskit, do të ketë 200 mijë antibiotikë të shitur më shumë sesa vitin e kaluar.

Genc Selmani, mjek në Maqedoninë e Veriut tha për Euronews Albania se situata me përshkrimin e antibiotikëve në këtë periudhë në RMV lidhet me faktin se mjekët e rrethinave  janë në pamundësi për të realizuar tamponin tek pacientët, ndaj edhe protokolli i mjekimit ndryshohet.

“Kur kemi një bronko pneumoni të mbivendosur rekomandohet antibiotiku, përndryshe jo”, tha mjeku.

Sipas tij , në RMV spitalet janë në prag të kolapsit me pothuajse të gjithë shtretërit të zënë, në një kohë që norma e infektimit është shumë e lartë.

“Spitalet janë në prag të kolapsit sa i përket shtretërve. Kjo është njëra anë e fatkeqësisë, ana tjetër është se vetëm në tre javë nga të testuarit dalin mbi 30 për qind  të infektuar, që është shifër shumë e lartë. Janë dy raporte të zhdrejta. Infektime shumë të larta dhe spitale të tejmbushura”, tha ai.

Shifrat e larta të infektimeve në RMV si asnjë vend tjetër i rajonit në raport me numrin e popullsisë, mjeku i lidh me punën jo të mirë të komisionit për sëmundje ngjitëse që sipas tij, është plotësisht i politizuar pasi nuk ka marrë vendimet në kohën e duhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026