Perëndimi kërkon largimin e Rusisë nga Interpoli

7 Mars 2022 | 09:03

Vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje Interpolit të pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel tha se Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë kërkuar “pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemet e Interpolit”, raporton AFP.

Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpolit të merrte një vendim këtë javë.

“Veprimet e Rusisë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit”, shtoi Patel.

Aleatët perëndimorë kanë kërkuar të izolojnë diplomatikisht dhe ekonomikisht Moskën për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të dielën, kryediplomati amerikan Antony Blinken tha se Uashingtoni kishte parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia kishte kryer krime lufte gjatë inkursionit, veçanërisht në trajtimin e civilëve.

Në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut javën e kaluar, anëtarët votuan me shumicë dërrmuese për të ngritur një hetim mbi akuzat për abuzime të kryera nga forcat e Moskës në Ukrainë.

Interpoli, një rrjet prej 194 vendeve anëtare, synon të lehtësojë kontrollin e krimeve ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024