Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, zjarrfikësit në vendngjarje

18 Prill 2026 | 11:57

Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në fshatin Buçimas në Pogradec. Zjarri ka ardhur nga një magazinë me dërrasa ngjitur me banesën ku dyshohet të ketë ndodhur një masë elektrike.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që vatra të izolohet dhe banesa të mos digjet plotësisht. Ndërkohë është shpëtuar nga flakët edhe një banesë që është ngjitur me objektin në flakë.

Në zonë kanë mbërrtur edhe forcat e policisë bashkë me grupin e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe nisjen sa më shpejt të rikonstruksion.

Në banesë jetojnë nëna me 3 vajzat e saj. Dy prej të cilave janë me probleme të rënda të shëndetit mendor. Fatmirësisht ato kanë arritur të dalin nga banesa pa u dëmtuar, ndërsa gjendja e tyre ekomomike është shumë e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026