Përfundon protesta për 7-vjeçaren, të hënën qytetarët sërish para Kryeministrisë

4 Gusht 2022 | 21:06

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar protesta e thirrur për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, ndodhur dy ditë më parë ku u përplas nga një skaf.

Në orën 19:00, qytetarë të shumtë u mblodhën para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Ata janë shprehur të revoltuar në lidhje me këtë ngjarje, teksa disa kanë marrë edhe fëmijët për të protestuar, pasi sipas tyre, kjo protestë bëhet për to.

Më pas, pati konfrontime fizike të tyre me punonjësit e policisë të cilët kishin krijuar një kordon para sheshit të ministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kësaj proteste, iu bashkua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ata u panë krah njëri-tjetrit para godinës së Kryeministrisë, teksa u ndezën qirinj për 7-vjeçaren.

Qytetarët iu drejtuan së fundmi Precidencës, ku kërkuan reagim nga Presidenti Bajram Begaj

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026