“Përgjaku rrugët e Kosovës”, Milaim Zeka analizon sjelljen e Albin Kurtit
Analisti Milaim Zeka u tregua kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania.
Zeka e cilësoi çmenduri sulmin e Kurtit ndaj përfaqësuesve të Perëndimit, ndërsa theksoi se një sjellje e tillë e ka karakterizuar atë gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Zeka risolli në vëmendje aksionet sipas tij, agresive të Kurtit në opozitë, që nga gazi lotsjellës në Kuvend deri tek gazi molotov në institucione.
“Gjatë gjithë karrierës politike e mbushi parlamentin me gaz lotsjellës, duke rrezikuar shëndetin e kolegeve deputeteve, që ishin edhe shtatzëna. Ky njeri përgjaku rrugët dhe sheshet e Kosovës. I dogji dhe sulmoi me molotov institucionet. Dhunoi dhe përgjaku djemtë dhe vajzat e policisë së Kosovës, që me shekuj kishim pritur të shihnim në trupin e tyre uniformat e shtetit tonë. Gënjeu njerëzit më të mirë të kombit shqiptar këtej dhe andej kufirit duke thënë që kauza ime e parë është bashkimi kombëtar”, tha Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës