“Përgjegjësinë e merr opozita”, Xhafaj përplaset me Baçin për protestën
Deputeti i PD Luan Baçi është përplasur me deputetin Etjen Xhafaj për protestën e opozitës që do të zhvillohet më datë 6 dhjetor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi tha se ndërkombëtarët atë ditë do të jenë më të sigurt se kurrë, ndërkohë Xhafaj i është kundërvënë duke i thënë se kjo nuk mund të garantohet.
Më tej Baçi i është drejtuar duke i thënë që ai të merret me korrupsionin dhe me shpopullimin që i bëhet Shqipërisë.
Pjesë nga debati:
Luan Baçi: Për protestë nuk ka nevojë për leje. Për protesta bëhet një njoftim në polici, caktohet vendi dhe ora ku do të zhvillohet protesta.
Etjen Xhafaj: Ka perimetër sigurie
Luan Baçi: Liderët evropianë, do të jenë më të sigurt se kurrë.
Etjen Xhafaj: Si mund të garantohet kjo. Nuk e garantojnë institucionet në këtë rast sigurinë e ndërkombëtarëve, përsipër përgjegjësinë e merr opozita.
Luan Baçi: Kur lozet me fjalë, lozet me pak finesë e jo kështu. Nuk thashë se i garanton opozita, por me daljen e opozitës është një shtesë për sigurinë.
Etjen Xhafaj: Ju e dini mirë se nuk garantohet.
Luan Baçi: Ju mos u shqetësoheni fare, ju shqetësohuni për atë pjesë tuajën të korrupsionit, të shpopullimit dhe të gjithë problematikat që po përballen qytetarët. Po përpiqeni të instaloni një diktaturë me një opozitë fallso të emëruar.
Etjen Xhafaj: Të emëruar dhe të falsifikuar nga ju.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë