Përgjegjësja e azilit: Kostot për një të moshuar, 30-40 mijë lekë të reja në muaj
Elda Zaimi, përgjegjëse azili thotë se kostot e jetesës së një të moshuari në azil janë 30-40 mijë lekë të reja në muaj.
Në emisionin Good Morning Albanians, Zaimi u shpreh se këto janë shpenzimet që nevojiten në azilet private dhe të moshuarit arrijnë t’i paguajnë vetëm në sajë të ndihmës së fëmijëve.
“30-40 mijë lekë të reja në muaj dhe ju del e s’ju del. Këto janë kostot në privat, shteti ka pagesë ndryshe. Çmimet janë rritur, çka rritur edhe shpenzimet. Pa ndihmën e fëmijëve nuk mund t’ia dalin. Familjarëve u del më tepër që t’i mbajnë në shtëpi. Nuk ndodh asnjëherë që pensionisti t’i paguajë vetë kostot”, tha Zaimi.
Sociologu Gëzim Tushe sqaroi se në rastin e azileve shtetërore, 60 për qind të pensionit ja jep shtetit, 40 për ind i mban vetë pensionisti për shpenzime personale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
- 08:28 Armëpushimi në Liban ringjall bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araqchi drejt Zvicrës
- 08:20 Përplasje fatale mes dy trenave në Bedford të Anglisë, humb jetën një makinist. Plagosen 89 persona të tjerë
- 08:13 Brazili “shkatërron” Haitin dhe merr fitoren e parë në Botëror, kombëtarja e Karaibeve eliminohet
- 08:09 Kupa e Botës 2026, Paraguai mposht Turqinë 1-0 dhe merr tre pikë të rëndësishme
- 08:04 Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së