Përkeqësohet situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë mjeku shqiptar
COVID-19 i ka marrë jetën mjekut shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin Arifhikmet Dehari, mjek specialist në qendrën shëndetësore të Tetovës. Dehari për pak muaj dilte në pension, por problemet neurologjike dhe bartja e virusit vdekjeprurës kanë shkaktuar vdekjen e mjekut shqiptar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Dehari dy javë më parë ishte shtruar në spital, ndërsa ju bën thirrje mjekëve të tjerë që të respektojnë masat.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut, janë infektuar 540 mjekë me coronavirus ose 9 për qind e numrit total të të infektuarve.
Ndërkohë të dielën janë regjistruar 7 viktima nga COVID-19 dhe 115 të infektuar duke çuar numrin total të të infektuarve në RMV në 6932, ndërsa numri total i të vdekurve është 334.
Maqedonia e Veriut pas 10 ditësh mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë shifrat e personave të infektuar prej 4 javësh janë tepër shqetësuese.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij