Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

5 Korrik 2022 | 14:32

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë.

Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë të lumit në këto ditë të para të korrikut.

“E vizitoj për herë të dytë sepse më ka pëlqyer shumë natyra. Shumë e bukur natyra”, u shpreh një turiste. Driola Hoxha.

Mes shumë turistëve ishin edhe vëllezërit Buzhala nga Suhareka, të cilët me vetë kishin marrë edhe çiftelitë, tingulli të cilëve përshtatet më së miri në këtë zonë kreshnike.

“Për mua është hera e parë dhe do të vij prapë këtu, më ka bërë shumë përshtypje”, tha Isak Buzhala,  instrumentist.

Risi këtë vit është “zip line”, përmes së cilit mund të kundrosh një peizazh magjepsës malor të ndërthurur me gjarpërimin e lumit të Shalës përmes luginës.

“Jemi në përmirësim të gjithë parametrave. Ka rëndësi të njihen të gjithë teleshikuesit, është rregull europain që për siguri, pra siguria është maksimale”, tha Zef Gjeta, publicist.

Për të dashuruarit pas natyrës, lugina e Shalës është oaz i përkryer.

Ndonëse shumë u premtua nga qeveria për krijimin e infrastrukturës për këto pika turistike serish problematikat janë prezente, si mungesa e energjisë elektrike, varkat apo dhe rruga e amortizuar që lidh Shkodrën me Komanin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026