Përmbytet Durrësi/ flet urbanisti: Zhvillimi urban ka dëmtuar qytetin
Situata në qytetin bregdetar të Durrësit është rënduar nga reshjet e dendura të shiut këtë të mërkurë, shumë rrugë janë bllokuar pasi rrjeti i kanalizimeve duket se nuk funksionon ashtu siç duhet.
Më problematike paraqitet situata në kryqëzimet e lagjes 12, 18, 16, 17 dhe 4 e 5. Problematike paraqitet situata dhe në Shkozet e disa rrugë dytësore ku kane shpërthyer dhe ujarët e zeza
korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ishte në një lidhje direkte së bashku me urbanistin Artan Kacani për të folur për problematikat që ky qytet po has në këtë ditë me shi.
Ai tha se ndërtimet e shumta kanë shkaktuar këtë situatë, ku sa herë bie shi, këto rrugë bllokohen.
“Situata është serioze për vetë faktin se është shumë komplekse. Po flasim për një sasi të madhe sipërfaqe kodre e cila është mbuluar më shumë ndërtime vitet e fundit dhe nuk ka shkarkime të mirëfillta të ujërave të zeza, në këtë pikë përgjegjësia bie te projektet e viteve të fundit”,-tha urbanisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore