“Të ndëshkohet Serbia”, Kurti: Sulmi në Banjskë synonte aneksimin e Veriut
Sanksionet ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë janë kusht i Kosovës për dialogun me Serbinë. Kjo është deklarata që ka bërë Albin Kurti në një intervistë për gazetën Financial Times.
“Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog. Nëse nuk ka ndëshkim ne do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.
Deklarata e Kurtit vjen pas njoftimit nga zyrtarët e Bashkimit Europian për zhvillimin e takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë për sulmin në Banjskë. Ky është takimi i parë që pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator.
Kryeministri Kurti është shprehur për median britanike se ky sulm ishte i organizuar dhe synimi ishte aneksimi i veriut të Kosovës dhe krijimi i një konflikti mes dy shteteve.
Kryeministri i Kosovës ka kritikuar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai thotë se politika e tolerimit të Serbisë duhet të marrë fund dhe BE duhet të kuptojë se dialogu nuk mund të zhvillohet me sjelljet jo normale të Beogradit.
Gjithashtu Kurti ka deklaruar se e mirëpret vendimin e NATO-s që të shtojë trupat në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?