Përnaska përplaset me Shehun: Ikni ju që të vijnë të rinjtë në PD

27 Shtator 2022 | 08:38

Ish-deputetja Lajla Përnaska ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në lidhje me drejtimin që ka aktualisht kjo forcë politike.

Të ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Përnaska iu drejtua Shehut se PD-ja ka shansin historik, ndoshta edhe të fundit për të hapur listat e kandidatëve për deputetë dhe se duhet të ikin të vjetrit, për t’iu dhënë mundësi të rinjve.

Sipas saj, kjo do mundësonte që Partia Demokratike të rifitonte besimin te qytetarët, në të kundërt do krijohet një forcë e re e djathtë që mund ta realizojë këtë.

“Mendoj se do ishte shans historik dhe ndër të fundit për Partinë Demokratike, që të merrte iniciativë për të hapur garën elektorale dhe listat. Janë artificialë ata persona që janë aty; i kanë zgjedhur kryetarët për interesat e tyre personale. Po u hap gara, vjen vetë ndryshimi.

Gara, Tritan, gara në parti dhe parlament. Janë futur me pazare, kanë blerë mandate. Kryetarët ta heqin monopolin e listave. Keni shansin e fundit, ose do e bëni ju ose do dalë një forcë e re e djathtë, që do bëjë atë që ju nuk jeni të zotë ta bëni”, theksoi Përnaska.

Nga ana tjetër, Shehu deklaroi se është dakord me Përnaskën dhe se është kjo ajo që Partia Demokratike po përpiqet të bëjë.

“Jam absolutisht dakord. Këtë po përpiqemi të bëjmë”, u përgjigj ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026