Përplasje Bullgari-Maqedoni e Veriut për pakicat, analisti: Pjesë e folklorit parazgjedhor

3 Mars 2021 | 16:01

Çështja e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut ka përplasur krerët e dy shteteve në prag të censusit që po zhvillohet në Shkup. Presidenti i Bullgarisë ka kërkuar që shërbimet bullgare të mbrojnë pakicën bullgare në shtetin fqinj, të cilët sipas tij sulmohen dhe keqtrajtohen nëse deklarohen si bullgarë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili thotë se është skajshmërisht e pazakontë që një vend anëtar i NATO-s të përpiqet të angazhojë shërbimet brenda territorit të një vendi tjetër të NATO-s.

Maqedonia e Veriut ka filluar regjistrimin e diasporës, të burgosurve dhe stafit diplomatik nga 1 marsi dhe deri tani, janë regjistruar 18 mijë qytetarë. Censusi brenda territorit fillon më 1 prill. Analisti Albert Musliu thotë se kjo çështje po përdoret për fushatë zgjedhore në Bullgari.

Sipas tij, nuk ka pasur raste në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë raportuar për keqtrajtime për shkak të përkatësisë etnike.

“Unë besoj se është pjesë e folklorit parazgjedhor në Bullgari, shumë më shumë se sa një realitet faktik, i cili në Maqedoninë e Veriut realisht nuk ka qenë prezent dhe shumica e qytetarëve nuk e dinë. Tani a ka pasur dikush problem individual, që është prezantuar si bullgar, të dalë dhe ta deklarojë, që të mund të ketë ku të bazohet edhe qëndrimi i presidentit bullgar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026