Përplasje e tensione, mbyllet mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

25 Prill 2024 | 15:36

Është mbyllur mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor parlamentar për Shëndetësinë.

Kjo mbledhje u karakterizua nga debate të forta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ku nuk munguan edhe tonet e ngritura.

Për shkak të tensioneve mbledhja u ndërpre disa herë, derisa kryetarja Albana Vokshi mbylli takimin. Mbledhja e radhës është njoftuar se do të mbahet ditën e martë, ndërkohë që për orarin do të vendoset në vijim.

Vokshi ka njoftuar se në rendin e ditës për mbledhjen e radhës do të jetë sërish miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve të ekspertëve.

Nga ana tjetër, Ndreca pretendoi se informacioni nga ekspertët ishte marrë dhe shtoi se opozita duhet të deklaronte të hapur hetimin dhe të miratohej plani i hetimit.

Pjesë nga diskutimi:

Ndreca: Po bëjmë lojëra fjalësh. Doni të hetoni, hajde deklarojmë hetimin të hapur. Fjalia jonë është hapni hetimin, miratoni planin e hetimit. Informacionin e kanë marrë ekspertët.

Vokshi: Ke bllokuar marrjen e informacionit. Po pengon punimet e Komisionit. Informacioni nuk është marrë nga ekspertët.

Ndreca: Unë nuk gënjej kurrë. Nuk kam gënjyer që në mëngjes, jo të gënjej për Albana Vokshin. Edhe Zoti të vijë në tokë, unë nuk gënjej. Sesi jam gatuar unë, e dinë ata që më kanë votuar.

Vokshi: Kam pyetur, do informohemi në vijim për këtë.

Ndreca: Ti pyet ballkonin atje. Edhe mos ndërhy gjatë gjithë kohës duke komentuar mendimet e anëtarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026