Përplasjet| Açka: S’mund të pranoj gjykimin e atyre që diploma u vjen era barut

17 Janar 2024 | 21:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar lidhur me përplasjet e ditës së sotme në Komisionin e Medias, mes saj dhe Gazment Bardhit e Flamur Nokës.

Përmes një postimi në Facebook, Açka thotë se nuk mund të pranojë gjykimin politik të atyre që sipas saj, u mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Ajo tha gjithashtu se deputetët e grupit të “Rithemelimit” duhet të përballen vetë me kryedemokratin Lulzim Basha, nëse kanë pengje personale me të.

Postimi i Açkës:

Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Unë kam zot vetëm Zotin.

Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta.

Kjo është e panegociueshme.

Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026