Shkarkohet nga detyra kryemyftiu në Maqedoninë e Veriut
Rijaseti, i njohur ndryshe si organ më i lartë i komunitetit mysliman në Maqedoninë e Veriut me shumicë votash ka shkarkuar sot nga detyra kryemyftiun Sulejman Rexhepi.
Pro shkarkimit të Rexhepit kanë votuar shumica e myftinjve nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Deri në zgjedhjen e kryemyftiut të ri, Bashkësinë Fetare Islame do ta drejtojë myftiu i deritanishëm i Gostivarit, Shaqir Fetahu.
“Vendosëm për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti i kreut të BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar, ushtrues detyre është Shaqir Fetahu. Ky vendim hyn në fuqi nga momenti i marrjes së tij”, tha ai.
Ish-kryemyftiu Rexhepi ka qenë shumë i përfolur në opinion gjatë periudhës së fundit. Ai hyri në “luftë të hapur” me qeverinë gjatë krizës me koronavirus. Rexhepi kundërshtoi disa vendime qeveritare dhe vendosi hapjen e xhamive përkundër rekomandimeve të qeverisë që të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Gjithashtu, ai kërkoi edhe fonde për Fakultetin e Shkencave Islame në pakot emergjente financiare të qeverisë, si dhe u shpreh hapur kundër orës policore disa ditore gjatë festës së Fitër Bajramit.
Ish-kryemyftiu i RMV-së ishte shumë aktual edhe për jetën e tij private, pasi para pak ditësh qarkulluan disa fotografi të martesës së tij me një femër 50 vjet më të re. Sulejman Rexhepi ishte në krye të Bashkësisë Fetare Islame që nga viti 2006, ndërsa ndër vite kanë dështuar disa tentativa për shkarkimin e tij.
Herën e fundit në prill të vitit 2019 një grup i të pakënaqurve tentoi të vendosë kontroll mbi godinën e Rijasetit. Por, myftinjtë të cilët e shkarkuan sot atë kohë i dhanë mbështetje të plotë Rexhepit, duke ia dhënë të drejtën juridike që të kërkojë nga organet e rendit rikthimin e kontrollit ndaj Rijasetit.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta