Dy deputët munguan në seancë, Vangjeli: Spiropali akt politik, Xhafaj problem shëndetësor
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli mbi mungesën e dy deputetëve të PS Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj në zhvillimin e seancës së sotme, ku në rendin e ditës ishte votimi për kërkesën e SPAK lidhur me autorizimin për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.
Sipas Vangjelit, arsyeja e mungesës së Xhafajt ishte një problem shëndetësor dhe se ai ndodhej jashtë shtetit.
Ndërsa sa i përket mungesës së Spiropalit, ai tha se ajo ka bërë një akt politik.
“Mendoj se janë arsye të ndryshme përse Spiropali dhe Xhafaj munguan sot në Parlament, duke qenë se Gonxhe e tha arsyen e mungesës së tij. Nuk jam i sigurt për këtë gjë, por Xhafaj ka munguar për një arsye shëndetësore dhe gjithashtu është jashtë vendit. Kam përshtypjen se mungesa e Spiropalit në sallë ishte një akt politik, sepse qënia e saj qoftë edhe disa muaj si Ministre e Jashtme, fakti që ajo flet anglisht, dhe ju kujtohet që edhe Kryeministri e ka përmendur shpesh këtë “sindromën e anglishtfolësve”, ndoshta ajo e di pasojat që do të sillte kjo çështje.
Akti është refuzimi për të marrë pjesë në votim, sepse ministri i Jashtëm është dera ku përplasen mesazhet dhe paralajmërimet. Kam përshtypjen se Spiropali, me shumë gjasa, ka qenë një nga këto filtra që i ka marrë para mesazhet, ndërsa transmetimi i tyre nuk është pritur me të njëjtin entuziazëm nga Rama.
Sado që nuk ka një shpjegim konkret nga asnjëri, ne mund të nxjerrim një mendim logjik, kam përshtypje se Spiropali ka bërë një zgjedhje mes qetësisë dhe uniformitetit, edhe pse ka shumë diversitet brenda grupit parlamentar socialist. Nëse votimi do të ishte i fshehtë, nuk do të ishte ky rezultati. PS, në këtë moment, është si teoria e gazit, fjala e Ramës nuk i bind më deputetët, dhe Spiropali bëri një akt të tillë”, u shpreh Vangjeli.
Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian