Përshtati lokalin për lojëra fati vihet në pranga administratori
Një 23-vjeçar në Bulqizë ka përfunduar në pranga pasi në mënyrë të jashtëligjshme ka përshtatur lokalin që administronte për lojëra fati.
Gjatë kontrollit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, 10 televizorë, 1 kompjuter dhe një sasi vlere monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar punën dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen e Re, Bulqizë, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin duke organizuar veprimtarinë e lojrave të fatit nëpërmjet celularit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta