Përurohet sheshi Mitsotakis në Derviçan, i pranishëm kryeministri Rama

27 Tetor 2023 | 10:34

Përurohet sheshi ‘Mitsotakis’ në Derviçan këtë të premte.

I pranishëm në përurimin e sheshit të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti dhe një fjalim para qytetarëve.

Ai kujtoi jetën e ish-kryeministrit grek duke theksuar se ky i fundit u dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe

Në fjalën e tij, kryeministri lavdëroi figurën e Mitsotakis, si liderin perëndimor që vendosi në nivelin e marrëdhënieve strategjike, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Greqisë.

Gjithashtu ai vlerësoi dhe rolin e ish-kryeministrit grek në vendosjen e marrdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë, si i pari shef i qeverisë në Athinë që vizitoi Shqipërinë post-komuniste në vitin ’93.

Rama theksoi se sheshi do të mbajë dhe një skulpturë të Mitsotakis, të ndërtuar nga artisti dhe miku i tij Adi Dule.

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë vendosjen e bustit të një personazhi historik të Greqisë fqinje. Ajo ngjan si imitimi i një rrëfimi romanesk, ku e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin, në një formë që sa e krijon atë, aq sa edhe e shkrin atë. Konstandino Mitsotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të shekullit ’21. Ai erdhi në jetë si djali i dytë i një deputeti grek dhe si stërnipi i kryeministrit grek.

Konstandini ndoqi shkollën e ligjit të Athinës, kundër dëshirës së vet, por formimi juridik do ta ndihmonte atë gjithë jetën në betejat epike për mbrojtjen e tij të patundur. U burgos dhe u dënua dy herë me vdekje nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli të fatit, falë një shkëmbimi të burgosurit. Për kontributin e tij dhe akte e tij të spikatura të rezistencës. U dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026