Pesëmbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në RMV

21 Janar 2021 | 17:56

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thotë se nga kryerja e 1906 testeve të dyshuara për Covid-19, 356 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Pavarësisht rasteve të reja, të cilat mbeten ende të larta, në vendin fqinj shqetësuese vijon të jetë numri i viktimave.

Kështu në 24 orët e fundit raportohet se 15 pacientë të prekur me coronavirus kanë ndërruar jetë, kurse 587 të tjerë janë shëruar.  

Që nga shpërthimi i epidemisë në vendin fqinj janë konfirmuar 89 817 të infektuar, prej tyre 75 387 persona janë shëruar, ndërsa 2 754 kanë ndërruar jetë.

 Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11 676.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026