Peshëngritësi Kreshnik Leka shpallet kampion në Europianin Masters Games

29 Qershor 2023 | 20:05

Peshëngritësi durrsak Kreshnik Leka është shpallur kampion në Europianin Masters Games.

Leka përfaqësoi Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndēsishëm që po zhvillohet në Finlandë.

Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe që para nisjes synonte të kthehej me medalje ari.

Në edicionin e kaluar në Torino zhvilluar në 2019, ku ishin mbi 7500 atletë nga e gjithë bota, Kreshnik Leka mori medalje ari në peshëngritje.

Në total Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ka fituar 45medalje ndërkombëtare në kompeticionet Masters të peshëngritjes.

Medalje ari në Europianin Master “Torino 2019” dhe Kampionatin Mesdhetar “Qipro 2019”.

Gjithashtu një 1 medalje argjendi në Kampionatin Mesdhetar “Athinë 2022”, 1 bronzi në Europianin “Budapest 2018” dhe vendi i parë në shkëputje në Europianin “Varshavë 2022”.

European Master Games zhvillohet njëherë në 4 vjet. Ky do të jetë edicioni i pestë që organizohen dhe do të garohet në 29 sporte nga atletë mbi 35 vjeç në nivel profesional ose amator.

Gjithashtu Leka, do të marrë pjesë edhe në Botërorin Masters, vetëm për peshëngritje që do të zhvillohet në gusht në Krakov të Polonisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026