Peter Stano për sulmin në veri: Po presim hetimin e plotë, pastaj flasim për pasojat
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për shtyp, ai ka theksuar se BE-ja nuk mund të marrë një qendrim politik para se të ketë një vlerësim të duhur të situatës së përgjithshme
Ai ka thënë se blloku është duke pritur një hetim të plotë rreth sulmit që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.
“Për ne është e rëndësishme që hetimi të zhvillohet dhe të përfundojë, kur të kemi hetim të plotë për atë që ka ndodhur, kush qëndron pas dhe kush është përgjegjës; atëherë do të marrim vendimin e duhur. Në këtë fazë është e rëndësishme të sqarohen të gjitha faktet dhe të sigurohemi që përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, por ne nuk do nxitohemi dhe të nxjerrim përfundime në bazë të asaj videoje, hetimi duhet të bëhet plotësisht në mënyrë që BE-ja të ketë një pasqyrë të qartë dhe pastaj mund të flasim për pasojat”.
Sipas tij, mënyra se si funksionon BE-ja është se nuk komenton çdo emër apo term në një situatë të vazhdueshme.
“BE-ja, kur bëhet fjalë për sulmet terroriste siç kemi parë të dielën, pret hetimin e duhur dhe më pas bën gjykime dhe merr hapa”, ka shtuar ai.
“Ne merremi me situatën reale, tani kemi një situatë që është kryer një sulm terrorist në territorin e Kosovës. Ne kemi hetim të Policisë së Kosovës, kemi misionin EULEX që ofron mbështetje si reagues i dytë i sigurisë, duhet t’i shohim këto hetime, në bazë të rezultateve do të vendosim dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”, ka shtuar Stano.
Më tej, ai ka thënë se BE-ja nuk nxiton në përfundime dhe nuk merr qëndrim politik përpara se të ketë vlerësimin e duhur të situatës së përgjithshme dhe tablonë e plotë për atë që ka ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet