Serbia në zi për terroristët. Flamujt ulen në gjysmë shtizë, qytetarët ndezin qirinj

27 Shtator 2023 | 13:39

Në serbi e mërkura e 27 shtatorit është shpallur ditë zie për të nderuar kujtimin e tre serbëve që mbetën të vrarë pas sulmit që kryen ndaj policisë së Kosovës.

Dhjetra qytetarë kanë ndezur qirinj, ngjarjet sportive janë anuluar dhe flamujt në institucione janë ulur në gjysmë shtizë, pavarësisht se Serbia është distancuar nga sulmi, duke mos pranuar asnjë akuzë se pas ngjarjes fshihet Beogradi.

Ditë zie është shpallur gjithashtu edhe në republikën “Srpska” në Bosnje-Hercegovinë.

Akte këto,që sipas Prishtinës zyrtare tregojnë automatikisht pranimin e autorësisë së sulmit.

Nga ana tjetër Serbia vijon të fajosojë Kosovën për ngjajren e së dielës që është dënuar në grup edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë me Presidentin Aleksandër Vuçiç, Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, duke folur për televizionin shtetëror serb, fajsoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për sulmin e armatosur në manastirin e Banjskës.

Sipas tij edhe videoja e publikuar nga ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla, që tregon se në krye të grupit të armatosur ka qënë Milan Radoiçiç, Nënkryetari i Listës Serbe, i njohur si njeriu i Vuçiç, është e montuar.

“Të duash të dëshmosh se serbët janë terroristë në kurriz të shtetit tonë është e mjerueshme,” është shprehur Daçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026