Alba Kepi tha në një intervistë për Euronews Albania se deklaratat e kryeministrit Rama se Gjykata Kushtetuese do e pranojë marrëveshjen për emigrantët me Italinë, i ishte dukur e nxituar,
Ajo tha gjithashtu se edhe deklarata e kryeministres Meloni e cila tha se nuk kishte një plan B nëse Kushtetuesja e hedh poshtë marrëveshjen ishte shqetësuese.
“Kryeministri Rama në atë takim u shpeh se nuk ëhstë i preukupuar, por edhe është i sigurt se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vijë para marsit. Pasi sipas tij nuk ka asnjë pengesë. Të njëjtën qetësi perceptova edhe nga Giorgia Meloni edhe nga ministri Tajani sot. Ata shprehen se nuk kanë asnjë shqetësim, por kësaj sipas opinionit tim nuk duhen bërë deklarata të tilla, pasi ne jemi një vend i pavarur dhe s’mund të themi me siguri se cili do jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Unë duke njohur edhe realitetin e politikës në Shqipëri, e gjej pak të nxituar deklaratën e kryeministrit Rama. Tajani sot në një farë mënyrë u shpreh se nuk është i shqetësuar por shtoi se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. këto bien në kontradiktë me njëra tjetrën. Një gjë tjetër është se Giorgia Meloni tha se nuk ka një plan B, nëse Gjykata Kushtetuese e refuzon marrëveshjen. Nuk ka një plan B. Kjo më bën të uroj që Gjykata Kushtetuese të respektojë dy kërkesat e bëra nga deputetët e opozitës”,-tha zonja Kepi.