Piktura në kalanë e Elbasanit, çelet ekspozita e piktores malazeze Jelena Vusuroviç
Muret e kalasë antikë të Elbasanit ditën e sotme kishin një ndryshim. Në brendësinë e tyre u ekspozuan piktura të Jelena Vusuroviç, piktores nga Mali i Zi, titulluar “Metafizika jashtë shqisave të së shkuarës”.
Këto vepra të pasura artistike me një repertor të larmishëm ikonografik e përkufizojnë Jelena Vušurović-in si një artiste me cilësi të lartë artistike. Jelena në një intervistë për Euronews Albania, shprehet e lumtur që ndodhet ne Elbasan në këtë qytet me histori.
“Mendoj se kënaqësia nuk është vetëm e imja, sepse çdo artist që ka ardhur në Elbasan ka parë që ky qytet është si kryeqyteti i vjetër me shumë histori dhe unë jam e lumtur të jem sot këtu për të ekspozuar punimet e mia”,-tha Jelena Vušurović Piktore, Mali i Zi.
Motivet e pikturave të Jelenë-s, janë të të drejtuara kryesisht drejt poetikës figurative dhe asociative-abstrakte.
“Teksa punojmë në kurrë nuk mendojmë se çfarë njerëzit do thonë për punët tona, unë thjesht punoj me zemrën time dhe me shpirtin tim çfarë ndodhi pasi nuk mendojmë kurrë, por tani shoh që njerëzve u pëlqen energjia, më bën të ndjej lumturi. Kjo ekspozitë është emëruar me kalimin e kohës, më është dashur më shumë së një vit për ta punuar, dhe është një ekspozitë si një urë e madhe për punën time të radhës,”-tha Jelena Vušurović Piktore, Mali i Zi.
Në ekspozitën e veçantë, ishin artdashësit elbasanas dhe jo vetëm, që u tërhoqi vëmendje ekspozita. Sadik Kasa, piktori nga Elbasani shprehet mbi cilësinë e punimeve.
“Çdo event që ndodh në Elbasan është i rëndësishëm, në të mirë të kulturës së qytetit, emancipon njerëzit, i bën të ndjehen shpirtërisht mirë. Jelena me këtë ekspozitë ka dhënë impulse të jetës artistike. është një piktore profesioniste është e plotë si piktore në ngjyrë dhe nga ana kontruktive e zotëron mirë tablon”,-tha piktori Sadik Kasa.
Punimet janë piktura në vaj, pastel, akrilik dhe grafika dhe ekspozita vjen e kuruar mjeshtërisht nga Sajmir Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda