Pipiria zbulon se sa mund ta shesësh shtëpinë e para viteve ‘92
Kryetari i Shoqatës për Pasuritë e Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, është shprehur se ka disa anomali në vendimin për rivlerësimin e pronave.
Komentet Pipiria i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se nëse kemi një shtëpi të para vitit 1992 lejohet që ajo të shitet deri në 550 euro metri katror.
Por sipas tij është e palogjikshme nëse personi që ka atë shtëpi të vjetër dhe që ka investuar atje, të duhet të vazhdojë të tatohet 15 % për të.
“Sipas udhëzimit, ty të jepet e drejta nëse shtëpia jote është e amortizuar që të mos e shesësh, që të mos quhet shitje e paligjshme apo barrë e rënduar fiskale sipas çmimit të referencës. Nëse kemi një shtëpi të 82-shit pas Ambasadës Amerikane.
Çmimi i referencës është 1100 euro metri katror supozojmë. Kjo shtëpi e 82 për shkak se është para vitit 1992 i lejohet të shitet deri në 550 euro metri katror nëse nuk vlen aq. Ligji do të thotë që t’i ke të drejtë ta përdorësh 1 përqindëshin. Por nëse te kjo shtëpi që është e 82-shit unë kam investuar aty, unë duhet të vazhdoj të tatohem 15 % për këtë?”, tha Piperia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Himara: Poshtërsi të thuash që pronat e qytetarëve u jepen oligarkëve
Ligji për pronat, Tabaku: Parlamenti nuk mund të jetë burimi i korrupsionit
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”