Plagoset me kmesë 29-vjeçari në Malësinë e Madhe, arrestohet i moshuari
Një 69-vjeçar në Malësi të Madhe ka rënë në prangat e Policisë, pasi plagosi me mjet prerës (kmesë) një tjetër shtetas.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i plagosuri është një 29-vjeçar, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe-Plagosi me mjet prerës (kmesë), një shtetas, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 69-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, se ishte plagosur me mjet prerës, një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
Gj. P., 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.
Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale