Plagosi me armë 40-vjeçarin në Tiranë, në kërkim autori (EMRI)

24 Nëntor 2025 | 09:24

Një 36-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e regjisruar mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Fatmir Frroku mësohet se mbrëmjen e djeshme pas një sherri ka plagosur me armë në këmbë 40-vjeçarin, Marilen Jata në rrugën “Ramadan Citaku”.

I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital. Policia po vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes. Mësohet se Jata ka qenë shok me autorin e kësaj ngjarjeje.

Prej disa muajsh ata nuk flisnin me njëri-tjetrin. Jata sapo ka hyrë në rrugicë i ka dalë para Fatmir Frroku i cili e ka qëlluar me armë në këmbë.

“Tiranë/ Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,” njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026