Plagosja e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Kukës, arrestohen tre persona

24 Shkurt 2025 | 19:28

Tre persona janë arrestuar në lidhje me plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Arrestimet janë kryer nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mes të arrestuarve është edhe Zenel Muçmata, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Publik në Bashkinë Kukës, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për të ishte caktuar më herët masa e arrestit në burg në mungesë.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë:

  • G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim”.
  • E.A., i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Ky operacion është në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Plagosja në Kukës, Shalsi shkarkon nga detyra kryetarin e PS-së Albert Halilaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026