Planifikonin sulme terroriste sipas ideologjisë së ISIS, arrestohen 8 persona në RMV
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë shtetas të saj që planifikonin sulme terroriste të nisur nga ideologjia e organizatës ISIS.
Pas hetimeve të gjata të policisë dhe prokurorisë, dje policia bastisi disa lokacione në qytetin e Kumanovës dhe të Shkupit dhe i arrestoi të gjithë të dyshuarit. Të dyshuarit për organizatë terroriste janë në moshë prej 21 deri 32 vjeçare. Dy prej të arrestuarve janë recidivistë, tashmë kanë qenë në burg për veprime të paligjshme, ndërsa njëri prej anëtarëve kishte marrë pjesë më herët në luftën e ISIS-it në Siri.
“Të dyshuarit kanë krijuar organizatë të bazuar në ideologjinë e ISIS-it, dhe qëllimi ka qenë që të bëhen vrasje dhe të shkatërrohen objekte publike, kjo me qëllim që të ndillnin frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Për këtë qëllime, anëtarët e grupit kishin bërë më shumë përgatitje, kanë siguruar mjete financiare dhe armatim, pajisje ushtarake, kanë krijuar eksplozivë të improvizuar, dhe kanë bërë prova të vazhdueshme”, zbuloi zëdhënësi i policisë Toni Angellovski.
Prokuroria ka zbuluar komunikimin e grupit në platformën sociale “Whatsap”. Aty anëtarët janë marrë vesh edhe për transportimin e pajisjeve të nevojshme për sulmet, por edhe për jelekët vetëvrasës me eksplozivë.
Në Maqedoninë e Veriut tashmë disa herë me radhë ka aksione policore me qëllim zbërthimin e grupeve terroriste. Aksioni i fundit ishte në muajin shtator të këtij viti, kur u arrestuan tre anëtarë të një grupi terrorist i cili po organizohej nga qyteti i Kumanovës për të bërë sulme ndaj objekteve publike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Edhe anëtarët e këtij grupi kishin tashmë një të kaluar me pjesëmarrje në luftën e ISIS dhe për këtë ishin dënuar dhe kishin mbaruar burgun. Vendi në të cilin ruhej armatimi i rëndë i mbledhur për nevojat e sulmeve, ishte po ai në të cilin policia dje ka kapur një sasi të madhe armatimi dhe përgatitjesh të tjera të grupit tetë anëtarësh.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona