Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

25 Qershor 2025 | 20:57

Prokuroria Publike në Beograd ka njoftuar arrestimin e tre personave të dyshuar për përgatitje të një komploti për ndryshim të dhunshëm të pushtetit në Serbi. Sipas autoriteteve, personat me inicialet I.M., N.A. dhe B.M. akuzohen për përgatitjen e veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

Hetimet zbuluan se më 21 qershor të dyshuarit kishin mbajtur një takim në një hotel në qytetin e Kralevës, ku supozohet se kanë planifikuar veprimet e dhunshme. Dy prej tyre u arrestuan në Kragujevc, ndërsa i treti në afërsi të Pozhegës, në perëndim të vendit.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit kishin planifikuar sulme ndaj përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit dhe çarmatimin e forcave të policisë. Në njoftim thuhet gjithashtu se ata kishin në plan të hynin me forcë në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë, në transmetuesin publik RTS, si dhe në mediat proqeveritare “Hepi” dhe “Informer”.

Gjatë arrestimit, njërit prej të dyshuarve iu gjet një armë zjarri dhe municion. Të tre do të paraqiten përballë Prokurorisë Publike të Beogradit brenda 48 orëve.

Njëri nga të arrestuarit është identifikuar si Novica Antiq, ish-kreu i Sindikatës Ushtarake të Serbisë (VSS), ka konfirmuar avokati i tij, Ivan Niniq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026