Platforma “E-legjislacioni”, Spiropali: Hap i ri për të afruar qytetarët me Kuvendin

23 Qershor 2025 | 10:05

Me synimin për të transformuar mënyrën sesi do të hartohen, diskutohen dhe miratohen ligjet u prezantua këtë fillim jave platforma e re “E-legjislacioni”

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali e konsideroi një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të procesit ligjvënës në vend.

“Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë”, tha Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit.

Për ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato marrja e këtyre masave do të rrisë besimin te publiku.

“Këto masa do të përmirësojnë transparencën e Kuvendit. Besimi i qytetarëve do të jetë më i fortë te institucionet. Duhet të ketë të gjithë burimet e duhura. Kjo është kyçe për të siguruar pavarësinë e këtij institucioni dhe për të kërkuar llogari nga parlamenti që Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave. Edhe ne do të luajmë rolin tonë dhe për këtë kam kënaqësinë që të kemi një projekt për të ndihmuar Kuvendin që do të jetë “BE për Demokracinë”, tha Gonzato.

Kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026