English

“Plisat e stadiumit ishin nga Kina” – Revoltohet artizania nga Kosova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialo janë pjesë e një prej familjeve më të njohura dhe të respektuara në Prizren. Prej më shumë se një shekulli, ata kanë trashëguar traditën e përpunimit të plisit ose siç njihet ndryshe e qeleshes së bardhë tradicionale të shqiptarëve.

- Advertisement -

Qeleshepunuesi, Naxhi Gjurgjialo e ka trashëguar zanatin nga gjyshi e babai, e më pas ia ka mësuar edhe bashkëshortes së tij Ergyle, me të cilën kanë 35 vite të martuar. Dy djemtë e tyre janë brezi i katërt i familjes që po e ruajnë me fanatizëm këtë traditë të bukur. Ata të gjithë se bashku punojnë plisat e të gjitha trevave shqiptare, shumë prej të cilave i eksportojnë edhe në vende të tjera siç është Turqia.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, artizania Ergyle Gjurgjialo komentoi skenografinë e krijuar në stadiumin Air Albania gjatë ndeshjes me Çekinë ku për secilin nga 22 mijë tifozët kishte nga një plis.

Ajo tha se plisat e shpërndarë në stadiumi ishin fals, nuk ishin krijuar nga artizanë dhe me shumë mundësi ishin marrë nga Kina.

“Leshi origjinal nuk ka qenë. Jemi kënaqur shumë që kemi fituar lojën, por ato plisat letre na mërzitën shumë. Edhe në Kosovë dhe në Shqipëri ka artizanë që e punojnë plisin. Nëse do na kishin porositur 2 muaj para do i kishim punuar, do angazhoheshim familjarisht dhe me punëtorë që në stadium të kishim plisin kombëtar. Mund të jenë nga Kina. Ku di kinezi çfarë është simboli jonë kombëtar”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?