“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli në gjykatë: Po na vdisni, po kryeni genocid individual

16 Shtator 2025 | 11:34

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta këtë të hënë, ku i pandehuri Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj prokurorit Behar Dibra, në debat lidhur me kalendarin e seancave gjyqësore.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han.”, tha Qoli gjatë seancës, duke shkaktuar tension në sallë.

Pas përplasjeve verbale dhe ndërhyrjes së trupit gjykues, seanca u shty për datën 18 shtator, ora 10:00, ku do të shqyrtohen kundërshtimet e avokatëve të të pandehurve ndaj deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Dosja “Plumbi i Artë” përfshin disa nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri dhe është një nga proceset më të ndjekura nga publiku dhe mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026