‘Po kalojmë situatë jo të lehtë’, Rama: Putin synon të gjunjëzojë botën
Kryeministri Edi Rama deklaroi se situata që po kalon vendi në aspektin ekonomik, nuk është e lehtë, ndikuar sipas tij, edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Nga Erseka, Rama u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk synon aneksimin e territoreve ukrainase, por gjunjëzimin e botës ndaj Rusisë.
Sipas tij, kreu i Kremlinit po e përdor energjinë si armë.
“Duhet shumë rezistencë, sepse situata që po kalojmë nuk është një situatë e lehtë. Ju keni dëgjuar shpesh, çfarë është kjo luftë, luftë nuk ka, çfarë lidhje kemi ne me luftën, ne nuk kemi gaz. E vërteta është që lufta në Ukrainë është sebep, qëllimi madhor nuk është aneksimi i disa territoreve të Ukrainës nga Vladimir Putin dhe kasta e Kremlinit.
Qëllimi kryesor është gjunjëzimi i gjithë botës në perëndim të Rusisë. Ne jemi pjesë e kësaj bote në perëndim të Rusisë. Sot, për ta gjunjëzuar këtë botë në perëndim të Rusisë, Putin ka kthyer energjinë në armë kundër pPerëndimit, i cili në një masë shumë të madhe varet nga gazi rus”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta