“Po na nxisin drejt akteve ekstreme”- Bardhi paralajmëron: Asgjë nuk përjashtohet

13 Nëntor 2023 | 14:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se opozita është e vendosur për betejë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku tha se qeveria po e nxit opozitën drejt akteve ekstreme.

Ai tha se secili brenda opozitës e ka gjetur vendin e tij, një pjesë pro-maxhorancës dhe pjesa tjetër për t’u përballur me qeverinë.

“Në nuk kërkojmë asnjë favor nga maxhoranca, përveç respektimit të rregullores. Po na nxisin drejt akteve esktreme. Aksioni politik brenda dhe jashtë Parlamentit nuk ka të bëjë me zhvillimet brenda PD-së. Ne jemi bashkë në Parlament dhe do të jemi bashkë edhe jashtë Parlamentit. Opozita është e vendosur për të bërë betejë brenda dhe jashtë Parlamentit. Secili brenda opozitës ka gjetur vendin e tij, një pjesë në maxhorancë dhe pjesa tjetër për t’u përballur.

Mbledhjet online janë një tjetër shkelje e rregullores së Parlamentit. Edhe ndalimi i deputetëve për të marrë pjesë në mbledhje Grupi, është shkelje e rregullores. Një vend demokratik, kandidat për në BE, kërkon një qeverisje të efektshme dhe një opozitë funskionale. Ka dhjetë vite që kjo maxhorancë nuk reflekton ndaj halleve të qytetarëve, ndaj korrupsionit.

Unë i kam informuar partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëndrimi i Komisionit Europian në raport ishte i qartë dhe vendoste gishtin aty ku duhej. Komisioni ka mbajtur një qëndrim, ka një thirrje të ambasadorit të Gjermanisë që Qeveria duhet të bëjë më shumë për respektimin e të drejtave të opozitës. Ne nuk shpalosim dot ide në një Parlament që drejtohet nga Edi Rama.

Ku propozimet mbahen në sirtar nga Nikolla. Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës, ata mund të mblidhen dhe të votojnë ligjet. Nuk ka raste që të lejohet mbledhja e komisioneve parlamentare online. Asnjë akt ekstrem nuk përjashtohet, ka shprehur secili prej deputetëve gatishmërinë për çdo akt ekstrem”, është shprehur Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026