“Po na penalizon”- Deputeti i PD: Gjykata të çojë vulën te i zoti, të mos zvarritet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se mungesa e vulës po e penalizon Rithemelimin.
Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se mungesa e vulës e penalizon Rithemelimin për fondet që ndahen për partitë politike, me numëruesit, me besimin që jep te demokratët, etj.
Baçi tha gjithashtu se çdo gjykatë që do të marrë përsipër që të shqyrtojë këtë çështje, duhet ta çojë vulën te i zoti.
“Vula nuk ka rëndësi në kuptimin e parë të fjalës sepse janë demokratët ata që vendosin se kush është PD. Pengesa që ka pasur PD mpër vulën që është zvarritur në gjykata ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vulë ne na penalizon në shumë arsye. Pse? Sepse ajo vulë na penalizon për komisionerët, numëruesit, historinë e PD, financat që duhet të marrë PD dhe besimin që jep te demokratët dhe qytetarët për të ecur para.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që PD ka rezistuar 3 vite në zvarritje. Ka pasur shpesh herë debate, diskutime, zgjidhje që jepeshin për të krijuar një subjekt tjetër, por ka qenë qëndrimi i demokratëve dhe i kryetarit Berisha që gjithmonë kanë thënë se PD është kjo, vula e sigla janë të PD dhe nuk ka gjykatë që të marrë përsipër që t’ua heqë në mënyrë kaq të padrejtë.
S’ka më kohë për ta shtyrë. Çdo gjykatë që do të marrë përsipër këtë çështje, urgjentisht duhet të çojë vulën te i zoti”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë