Po pinte kafe në lokal, ndërron jetë një person në Vorë. Dyshimet e para të policisë

2 Qershor 2023 | 10:25

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në ambientet e një lokali në zonën e Vorës.

Policia bën me dije se viktima është një shofer kamioni nga Maqednia e Veriut, i cili punonte për një linjë të transportit të mallrave nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Sipas hetimeve paraprake të policisë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi  M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026