“Po realizohet një transformim epokal”, Rama: Jemi në pozicion tjetër falë SPAK-ut
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, u ndal te roli i SPAK-ut dhe reforma në drejtësi, duke theksuar se vendi po jeton “brenda një paradoksi të madh” mes transformimit historik dhe akuzave të vazhdueshme ndaj qeverisë.
Më tej, Rama deklaroi se falë PS-së po realizohet një transformim epokal me një drejtësi të re dhe të pavarur.
Kryeministri u shpreh se për çdo akuzë, individë të lidhur me para të zeza përpiqen të hedhin akuza edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare.
“Ne ktu jetojmë brenda një paradoksi të madh, sa të padrejtë dhe të dhimbshëm, aq edhe të pashmangshëm, dhe ky është një tjetër rrezik.
Fale nesh, po bëhet në Shqipëri ky transformim që do hyjë në histori si një transformim epokal, me një drejtësi të re dhe të pavarur, por që e ka marrë shpatën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar . Qeveria jonë goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipria baltoset si më e kriminalizuara.
Për çdo lloj akuze, nga ato seriozet dhe deri te shpërdorimet e detyrave të administrates, ata friken si pula, nga dy uturakë.
Këta të parave të zeza arrijë të teorizojnë se si duhet djegur Shqipëria për të shpëtuar nga unë dhe nga ju apo të tregojnë sesi me korruspionin tim kam korruptuar dhe Komisionin Evropian.
Fatmirësisht Komisioni Evropian shikon faktet, lexon shifrat, kupton të dhënat e transformimit. I vlerëson arritjet tona në tërësi dhe punën e SPAK.
Edhe SPAK ka kusuret e vet, siç kemi ne tonat. Nuk ka diskutim që sot jemi në pozicion tjetër në raport me të ardhmen, falë SPAK-ut.
Shpresoj që edhe drejtuesi i ri të meritoj të njëjtat fjalë”, tha kryeministri Rama.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit