“Po të ishte Trump në pushtet, nuk fillonte lufta”, çfarë tha Putin sipas gazetarit
Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Puma, pati një lidhje live në emisionin Balkan Talks të Euronews Albania, ku diskutoi mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe sulmet e ndërsjellta me dron.
Puma komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin mbi marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas tij, Putin u shpreh se nëse Trump do të kishte qenë në pushtet në vitin 2020, lufta me Ukrainën nuk do të kishte nisur.
“Deklaratat e presidentit Trump janë studiuar dhe janë marrë me seriozitet por rusët po mendohen për përgjigje që të jenë sa më reflektuese. Sot, presidenti Putin foli për marrëdhëniet e tij me Trumpin, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm dhe reciprok që kishin pasur. Ai e vlerësonte Trumpin si një udhëheqës që mban fjalën dhe kishte deklarata shumë pozitive për të. Putin shtoi se ka dëshirë të bisedojë me Trumpin dhe deklaroi se, po të ishte Trump në pushtet, lufta me Ukrainën nuk do të kishte filluar. Ai po ashtu tha se nuk është kundër bisedimeve, por theksoi se Ukraina ka një ligj që ndalon negociatat me Rusinë”, tha gazetari Puma.
Sa i përket aksioneve luftarake me dron, gazetari tha se ato ndodhin çdo ditë dhe se popullata është mësuar me këtë situatë.
“Për sa i përket sulmeve me dron, këto aksione ndodhin çdo ditë dhe se dronët fluturojnë në drejtim të Moskës ose qyteteve të tjera, por forcat kundër-ajrore i rrëzojnë ato përpara se të arrijnë destinacionin. Ai tregoi se një dron kishte arritur deri në rafinerinë e Rizanit, duke shkaktuar zjarre, dhe gjithashtu një tjetër kishte goditur një uzinë ushtarake.”
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë