“Po të ishte turbo folk do çahej salla”, Zaloshnja debat me Cikon dhe Lakon

25 Dhjetor 2022 | 21:47

Producenti Erjon Zaloshnja debatoi në emisionin Review me artistin Zhani Ciko dhe kantautorin Bojken Lako lidhur me zgjedhjen e këngës përfaqësuese për në Eurovizion nga publiku.

Zhani Ciko tha se kënda e Albina Kelmendit u këndua nga e gjithë salla që sipas tij është kënaqësia e vërtetë.

Kjo deklaratë solli reagimin e Zaloshnjës i cili u përgjigj me ironi se po të kishte një këngë turbo folk salla do çahej. Sipas tij zgjedhja e këngës fituese nuk i duhet lënë në dorë publikut pasi kjo gjë zhvlerëson jurinë.

Pjesë nga debati:

Zhani Ciko: Kënga e Albinës u këndua nga e gjithë salla.

Erjon Zaloshnja: Unë jam i bindur se po të kishte një këngë turbo folk salla do çahej.

Ciko: Të mos kalojmë në këto nivele. Edhe juria merr parasysh mendimin e publikut.

Zaloshnja: Çfarë kuptimi ka nëse juria bëhet pasqyrë e publikut.

Bojken Lako: Pse ne kush na ka vënë aty në rresht të parë që të mos i dëgjojmë mendimin publikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026