Po të kishim armë më të mira lufta do kishte marrë fund, pretendon Zelenski

20 Prill 2022 | 08:00

Nëse Rusia do të kishte armë më të mira, njësoj si ato që ka përdorur Rusia, kjo luftë do të kishte marrë fund tashmë.

Ky është konstatimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Në një videomesazh të orëve të vona të natës, Zelenski u shpreh se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Sipas tij është detyra morale e këtyre vendeve që nëse i kanë armët të ndihmojnë, jo vetëm në shenjë solidariteti, por dhe për të mbrojtur jetët e ukrainasve të pafajshëm.

Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve. Presidenti Zelenski shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

“Fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën në territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet”, tha Zelensky.

Ndërkohë ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vënë ultimatum të mërkurën që trupat ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit të dorëzojnë armët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026