“Policët shqiptar na ndaluan gabimisht”, artistja nga Kosova: Nuk panë as dokumentet

6 Shkurt 2024 | 20:40

Aurela Kadriu, përfaqësuese e qendrës “Multimedia” ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania ku foli për ndalimin e kolegëve të saj nga policia shqiptare. Artistët u futën për 10 orë në paraburgim në Shqipëri pasi policia i ngatërroi ata me një grup kriminal të trafikimit të tritolit.

Artistja Kadriu tha për Euronews Albania se në momentin e ndalimit, policia ka marrë vetëm kartat e identitetit ndërsa kanë refuzuar të shikojnë dokumente të tjera që vërtetonin se artistët po ktheheshin nga realizimi i një shfaqjeje në Itali.

“Ajo që ka ndodhur është se me shfaqjen tonë “The Handke Project” që ne e kemi vendosur në tiranë edhe në prill të 2023. Ne ishim këtë herë Firenze të Italisë dhe në kthim aderuam në Tiranë. U nisëm për Prishtinë ashtu siç e do zakoni,  për tu kthyer në shtëpi, sidomos pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ne ishim me një disponim shumë të mirë e donim tu tregonim kolegëve dhe familjarëve se sa mirë kaluam/ Por një pjesë e ekipit janë ndaluar dhe e morëm vesh më vonë se ishin ndaluar gabimisht nga policët shqiptarë në pjesën ku paguhet taksa rrugore.

Ata janë ndaluar me arsyetimin se dyshonin se ishin një grup trafikimi tritoli. Kanë qenë tre persona në makinë. Ishim të ndarë në tre makina. Policët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim, ata kanë kërkuar që të qëndrojnë. Kolegët tanë duke parë se situata është e përçudnuar kanë tentuar t’ju japin pasaportat dhe biletat e avionit, për të dëshmuar se po ktheheshim nga Italia, por policia ka refuzuar të marrë këto mjete të identifikimit, përpos kartave të identifikimit që morën ën fillim”,-tha artistja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026