Policia për protestën e djeshme: 4 të arrestuar, 32 kosha të djegur, u rrezikuan personat që ishin brenda vilës 31

1 Mars 2026 | 10:12

Në lidhje me protestën e zhvilluar mesditën e djeshme, të datës 28 në orën 18:00, e thirrur nga Partia Demokratike, policia njofton se janë arrestuar katër persona për veprime të dhunshme dhe shkatërrim prone.

Më konketisht:

Shtetasi me iniciale L.M. 20 vjeç

Shtetasi me iniciale: R. D., 33 vjeç

Shtetasi me iniciale D. R., 21 vjeç

Shtetasi me iniciale S. R., 36 vjeç

Ata akuzohen për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Sipas policisë, gjatë protestës, të arrestuarit kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, ku në atë moment ndodheshin shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë, janë shkaktuar dëmtime në godinë dhe janë shkatërruar 32 kosha mbeturinash të Bashkisë Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar molotovë dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas i mitur, 16 vjeç, pasi iu gjet municion i dyshuar për armë sportive.

Gjithashtu, janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026