​Policia konfiskon mbi 9 kg marihuanë dhe kokainë, dy të arrestuar

2 Nëntor 2024 | 10:23

Një 59 vjeçar me inicialet R.H dhe një 26 vjeçar me inicialet A.Z janë arrestuar, pasi në veturën e tyre janë gjetur dhe 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik, mbrëmë në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar për kontroll një veturë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në veturë, janë gjetur dhe rreth 0.5 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.

“Për rasti është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione. Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gr lëndë narkotikë, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon. Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit: R.H., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Z., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë dërguar në mbajtje.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026