English

Policia në RMV dhunon në mënyrë brutale pa asnjë arsye të riun shqiptar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në mëngjes, gjatë një aksioni policor në një lagje të qytetit të Shkupit. Sipas deklaratave të familjarëve, një i ri është dhunuar pa asnjë arsye nga disa persona, që më vonë u konfirmuan si pjesëtarë të policisë.

- Advertisement -

E gjitha nisi kur i riu, duke dëgjuar britma që vinin nga jashtë, doli nga shtëpia për të parë çfarë po ndodhte. Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një aksident automobilistik ose një konflikt mes fqinjëve. Por, ajo që e priste ishte një tjetër realitet.

“Dy ishin me maska dhe një tjetër me rroba civile. Më thanë të shtrihem në tokë, ngrita duart dhe thashë se nuk kisha asgjë. Njëri më shau dhe më urdhëroi të shtrihem. Nuk dija kush ishin. Mendova se ishin grupe të dhunshme ose njerëz që po ziheshin, por kurrë nuk mendova se ishin policë”, tregon Artan Muqa, i dëmtuari.

Sipas dëshmitarit, pas urdhrave, ai u dhunua fizikisht nga tre persona. Njëri prej tyre e goditi në qafë me këmbë, ndërsa dy të tjerët e rrahën pa mëshirë. Pamja e gjakut dhe dhimbja kanë shkaktuar tronditje të thellë te familja.

“Kur e pashë, më ra zemra. Gjaku i mbulonte krahun. Thoshte: ‘Më mirë të më kishin vrarë me plumb, se sa të më trajtonin kështu’. Kjo është dhimbje për çdo nënë. Ne kërkojmë drejtësi, por ku të ankohemi kur ata që duhet të na mbrojnë janë vetë dhunuesit?” shprehet nëna e të riut.

Pas incidentit, i riu u lejua të kthehej në shtëpi, me premtimin se policia do të vinte më vonë për të sqaruar situatën, por asnjë veprim konkret nuk është marrë deri tani. Familja kërkon drejtësi dhe thotë se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi për këtë akt të rëndë dhune.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?