Policia zbulon serën me qindra bimë narkotike në Gramsh. 3 të arrestuar, 2 në kërkim

14 Prill 2024 | 10:37

Qindra fidanë bimë narkotike u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia në një zonë pyjore të Gramshit. Gjatë operacionit të koduar “Katerlisi”, janë arrestuar tre persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Njoftimi i policisë: 

Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026